Marshimi i Vllaznisë drejt titullit kampion vazhdon. Tashmë çdo ditë e më shumë të gjithë po binden se kjo skuadër sivjet është më afër se kurrë për fitimin e titullit.

Fitorja e sotme në Ballsh ndaj Bylisit, i ka entuziasmuar edhe më shumë tifozët e kësaj skuadre sepse flitej për një fushë të vështirë, ndaj një kundërshtari që ndodhej në pozita jo të mira në renditje dhe që do ta kërkonte me çdo kusht fitoren.

Por kuqeblutë ia dolën të fitojnë sërish dhe të ruajnë kryesimin prej 9 pikësh nga ndjekëset. Kjo i ka entuziasmuar të gjithë, përfshi këtu edhe gazetarin e njohur shkodran Tonin Frroku.

Njeriu që jeton prej vitesh në Korçë dhe ka parë edhe Skënderbeun në kulmet e tij, po përjeton emocione të mëdha duke parë tashmë Vllazninë të ecë drejt titullit kampion. Këtë e shpreh edhe përmes një statusi të shpërndarë në profilin e tij ku shkruan:

“Vllaznia, titulli tashme eshte formalitet. 20 vite pritje. Sa gjate kena pritur. Tash momenti ka ardhur. 15 ndeshje 35 pike.Thjeshte, titulli rikthehet ne shtepi. Mos te guxoje njeri te mendoj ndryshe. Kaq kisha me thane”./SHKODRA-SPORT.COM/