Erdenis Gurishta ishte përsëri një nga lojtarët më të kirë të Vllaznsië, teksa vazhdon të shkëlqejë në fushën e lojës. Pas ndeshjes, për ”Gol pas Goli”, Gurishta tha se ekipi besonte te fitorja deri në fund.

“E kisha thënë edhe më parë që do ishte ndeshje e vështirë, duke ditur edhe terrenin e fushës këtu. Ne kishim besim deri në fund dhe ia dolëm të marrim fitoren. Normalisht që ndihem shumë mirë, për ekipin që po ecën mirë, por edhe për veten që po bëj një sezon të mirë. Më shumë për ekipin që po bën kaq mirë.

Titulli? Këto fitore sidomos jashtë fushë janë shumë të rëndësishme. Sot edhe barazimi nuk do ishte keq, për shkak të vështirësisë të fushës këto. Por ne ia bëmë hyzmetin dhe shyqyr Zotit që morëm këtë fitore.

E kaluara? Kam 6 vite te Vllaznia, është ekipi që jam rritur. Në vitet e para nuk kam pasur hapësirat e duhura. Pas rënies nga Kategoria më është besuar vendi i titullarit. Në këtë vit sigurisht që ka rëndësi edhe forma e ekipit, pasi unë nuk do isha këtu.”, tha Gurishta.