Trajneri i Bylisit, Dovedan, shprehu pakënaqësi në lidhje me gjykimin, pas humbjes në sekondat e fundit ndaj Vllaznisë.

Sipas teknikut të skuadrës ballshiote, goli i Hoxhajt duhet anuluar, për shkak se mbrojtësi Adili sipas tij, shkaktoi faull.

“Goli duhej anuluar. Mbrojtësi Adili shkaktoi faull ndaj sulmuesit tonë Kojiç me brrylin e majtë. Ne kemi marrë 2 futbollistë të mirë. Problemi është që ata kanë muaj që nuk kanë luajtur.

Do mundohemi sa më shpejt t’i ngremë në nivelin e tyre dhe të na ndihmojnë. Skuadra do të paktën 15 ditë kohë akoma”, u shpreh Dovedan.