Klodian Gjino mund të ishte sot një lojtar i Bylisit, jo i Vllaznisë. Ka qene kjo e fundit qe ka levizur me shpejt dhe e ka bere pjese te saj kete lojtar.
“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se mesfushori 26-vjeçar, prodhim i akademisë së Olimpiakosit, ka qenë pranë firmës me ballshiotët, por në momentet e finalizimit të marrëveshjes, ishte Vllaznia që i bëri një ofertë dhe lojtari ndryshoi mendje.
Gjino luan në pozicionin ku sot Vllaznia ka Ardit Krymin dhe klubi e ka blinduar tashmë këtë rol. Ne kete menyre, largimi i Ramadanit, eshte plotesuar nga drejtuesit kuqebute.
Ne kete menyre, pas Albion Avdijajt, tashme eshte Klodian Gjino qe pritet te jete firma e dyte e Vllaznise ne merkaton e janarit, nderkohe qe nje tjeter firme ka qene edhe ajo me 19 vjeçarin shkodran Angjelo Radovani, i cili konsiderohet nje element i perspektives.