Vllaznia nuk ndalet as ne Ballsh. Ardit Hoxhaj ka shenuar ne minuten e 95-te dhe kesisoj merr nje trepikesh me shume vlere edhe ndaj Bylisit.

Në pjesën e parë, Vllaznia ka kontrolluar lojë, ka patur edhe dy-tre mundësi por që nuk janë konkretizuar nga Imeri, Dilaver dhe Imami.

Edhe Bylis nga ana e tij mundohet që në momente të caktuara të hedhë sytë drejt portës shkodrane dhe madje në një moment, Ndreca ka vënë në vështirësi portierin Zogoviç.

Në fillimin e së dytës, Bylis bën dy zëvendësime sepse Dovedan është I pakënaqur me lojën e skuadrës së tij. Megjithatë rastet I ka sërish Vllaznia dhe në një moment, Imeri mund ta kishte kaluar në avantazh atë. Më pas edhe trajneri Brdariç që lëviz në pankinë duke larguar Krymin për Krujën.

Pak minuta më vonë do të aktizoheshin edhe Avdijaj e Da Silva sepse shkodranët kërkojnë me insistim të shënojnë. Por ata do të penalizohen nga gjendja e keqe e fushës së stadiumit, që nuk I lë të bëjnë lojën e tyre.

Por kur duket se gjithcka do te mbyllej ne barazim, nuk do te ndodhte keshtu. Ne minuten e 05-te Ardit Hoxhaj ka shenuar me koke duke marre nje trepikesh me shume vlere.

BYLIS- VLLAZNIA 0-1

Shenues: Ardit Hoxhaj ’95

BYLIS: Qirko, Ymeralilaj, Stojanoviç, Hadroj, Janku, Ujka, Garsia, Ndreca, Lorran, Mehmetllari, Beji. Trajner: Vlejko Dovedan.

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi (Kruja), Jonuzi, Marku, Imeri (Victor Da Silva), Dilaver (Avdijaj), Ardit Hoxhaj. Trajner: Thomas Brdariç