Entuziasem i ligjshem ne kampin shkodran. Goli i Ardit Hoxhajt ne ’95 i ka lumturuar te gjithe sepse i ka dhene nje trepikesh me shume vlere ndaj Bylisit dhe ka ruajtur diferencen prej 9 pikesh me rivalet. Kuptohet qe me se shumti eshte gezuar edhe njeriu qe ka meriten kryesore tek kjo ecuri e kuqebluve, Alban Xhaferi.

Permes nje statusi te publikuar ne rrjetet sociale menjehere pas perfundimit te ndeshjes, sponsori Alban Xhaferi do te vleresonte fitoren e arritur ne minutat shtese te ndeshjes, por edhe ai autorin e golit.

“Ne besuam deri ne fund dhe fituam. Ardit Hoxhaj ylli nga Vlora. Rikthim tek suksesi”- shkruan sponsori i kuqebluve.

Ne fakt ne ato çfare ka shkruar ka mese te drejte. Vllaznia besoi deri ne fund dhe ia doli te shenonte serish ne minutat shtese. Po ashtu e ka quajtur “yll” autorin e golave sepse Hoxhaj po shnderrohet gjithnje e me shume ne protagonist per kete skuader.

Vlonjati me tete golat e shenuar edhe golashenuesi me i mire jo vetem i Vllaznise por edhe i kampionatit shqiptar. Dhe pikerisht nje ecuri e tille do te thote se shkodranet po rikthehen tek suksesi.