Gilman Lika u nda nga Vllaznia fundin e sezonit që shkoi. Ish-kapiteni i kuqebluve prej asaj kohe nuk është në aktivitet me asnjë skuadër, duke qëndruar në pritje për ofertat konkrete. 34 vjeçari ka tre pista të mundshme për t’u transferuar në merkaton e janarit.

Kategoria Superiore në Shqipëri, Kategoria e Parë dhe pista Kosovë mbeten ende në lojë. Apolonia kërkoi konkretisht veteranin, ndërsa oferta e tyre nuk ishte bindëse.

Nga Kategoria e Parë mësohet se ka qenë Egnatia që ka tentuar të afrojë Likën, teksa te rrogozhinasit është edhe Ndriçim Shtubina.

Lojtari duket se kërkon kushte financiare, duke mos u ulur nga pretendimet. Nuk është çudi që Lika të bashkohet së shpejti edhe me Drenicën në Kosovë, teksa disa ditë më parë për Newsport.al konfirmoi bisedimet me disa skuadra./newsport/