Vllaznia U21 vijon me serine e fitoreve duke marre nje tjeter te tille edhe ne ndeshjen e rradhes, ate qe ka zhvilluar pasditen e sotme ndaj Apolonise ne “Reshit Rusi”.

Futbollistet e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani kane fituar me rezultatin 2-1 ndaj fierakeve ne nje perballje qe ne fakt ka rezultuar me e veshtire nga sa mendohej.

Takimi ka nisur ne menyren me te mire te mundshme per kuqeblute qe kane kaluar ne avantazh qe ne minuten e 2-te me ane te futbollistit Arlendo Dodani.

Nderkohe ne minuten e 33-te, Zoga ka barazuar per Apolonine dhe pjesa e pare ne kete menyre eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 1-1.

Ky rezultat nuk i shkonte per shtat Vllaznia U21 e cila pjesen e dyte e ka nisur ne sulm dhe ne minuten e 52-te ka fituar nje 11-metersh qe eshte kthyer ne gol nga Eraldo Deda.

Ne minutat e tjera ka patur perpjekje nga te dy ekipet, por nuk ka patur gola te tjere dhe ndeshja eshte mbyllur me fitoren 2-1 ne favor te ekipit shkodran.

Me kete trepikesh, Vllaznia U21 eshte ngjitur ne kuoten e 22 pikeve duke mbajtur e vetme vendin e pare ne renditje, e shkeputur me tre pike nga Laçi i vendit te dyte./SHKODRA-SPORT.COM/