Kategoria Superiore mbyll sot javën e 15-të me derbin e kryeqytetit. Pas këtij dueli, vëmendja do spostohet në javën e ardhshme, e cila do luhet në dy ditë dhe dy orare të ndryshme.
Shtyrja e sezonit ka bërë që kalendari të qëndrojë I ngjeshur, teksa skuadrat do rikthehen në fushë të diel dhe të hënë.
Të dielën e 24 janarit do zhvillohen tre ndeshje në dy orare të ndryshme. Në 13:45, Kukësi pret Bylis, Skënderbeu luan me Apolonine, ndërsa Vllaznia dhe Kastrioti luajnë në 16:45.
E hëna e 25 janarit sheh sërish dy duele. Në 13:45 Tirana luan me Laçin në “Selman Stërmasi” dhe Teuta pret Partizanin në 16:45.
Java 16 – Kategoria Superiore
E diel, 24 janar
13:45
Kukësi – Bylis
Skënderbeu – Apolonia
16:45
Vllaznia – Kastrioti
E hënë, 25 janar
13:45 Tirana – Laçi
16:45 Teuta – Partizani