llaznia nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Kastriotit në “Loro Boriçi”. Shkodranët bën një hap fals duke rihapur kampionatin.

I ftuar në emisionin “Zona Gol”, Ardit Hoxhaj analizoi këtë barazim. Një nga golashënuesit e këtij sezoni u shpreh se nervozismi i madh për të fituar këtë ndeshje bëri që skuadra të mos luante në mënyrën më të mirë.

Barazimi ndaj Kastriotit? “Nuk na mërzit ky barazimi kundër Kastriotit, por ky barazim na mërzit më shumë se duhet të ishim shkëputur duke parë përballjen Teuta-Partizani. Në jemi në vend të parë pasi rivalët tanë kanë gabuar më shumë se ne, por nuk është çudi që të barazosh ndaj Kastriotit pasi dihet si është kampionati shqiptar.

Terreni nuk na lejoi sot që të bënin lojën tonë dhe Kastrioti kishte ardhur për të marrë një pikë dhe këtë treguan në fushë. Ne jemi treguar nervozë dhe e kërkuam golin me “dhunë”.

Nuk ishim përgatitur për një Kastrioti që të rrinte kaq mbrapa, por menduam se edhe ata do të donin fitoren. Në kampionatin shqiptar diferencat janë shumë të vogëla dhe Kastrioti nuk është një skuadër e vogël.

Këtë ndeshje e kishim vlerësuar shumë madje edhe më shumë seç duhet pasi donim ta fitonim me çdo kusht. Nga dëshira e madhe për të fituar na ka bërë që të dilnim nga detyrat tona në fushë. Nuk është fundi i botës pas këtij barazimi pas kemi ndeshjen e radhës ndaj një rivali direkt si Partizani dhe do shfaqemi ashtu siç kemi bërë në ndeshjet e kaluara.

Tani kundërshtarët na kanë marrë më shumë seriozisht dhe pas çdo jave skuadrat tregohen më cinike për të marrë rezulatet. Sa më shumë javë kalojnë skuadrat tregohen cinike për të arritur rezulatet që kanë si objektiv”.

Kalimi te Vllaznia dhe ofertat? “Kam menduar se ardhja te Vllaznia do të ishte lëvizja e duhur dhe të luaja rregullisht. Para se te vija te Vllaznia kam folur me trajnerin dhe më tha që jemi këtu për t’u rritur së bashku dhe ju të bëni një hap më të madh në karrierë. Mendoj se jemi rritur të gjithë bashkë dhe I kemi rritur vlerat tona”.

E ardhmja? “Kam firmosur një kontratë të re dhe kam pasur rritje rroge. Kam gjithashtu edhe një klauzolë për t’u larguar jashtë dhe nuk kemi negociar për në qershor. Në verë jemi të hapur për çdo ofertë që do të vijë dhe sponspori Xhaferri ma ka dhënë garanci që të largohesh jashtë”.