Ne nje ndeshje futbolli sigurisht qe arbitrimi ka te beje shume. Keshtu ndodhi edhe ne ndeshjen e sotme ne mes Vllaznise dhe Kastriotit ku arbiter ishte Kridens Meta.

Pervoja e tij e madhe ne arbitrim sigurisht qe nuk u reflektua aspak ne menyren si e drejtoi kete ndeshje. Lejoi lojen e rende te futbollisteve te Kastriotit dhe ne shume raste nuk i ndeshkoi lojtaret e tij.

Ne pjesen e dyte toleroi vonesat e shumta te lojes se miqve, te cilat ne fakt shpeshhere ishin te sajuara dhe te ekzagjeruara.

Pa permendur ketu edhe ndonje dyshim per 11-metersh, per prekje te topit me dore nga Shkalla ne pjesen e dyte. Ne fakt trajneri Brdaric dy dite me pare ne nje interviste per mediat gjermane, i pyetur per arbitrimin tha se “i kam keshilluar djemte e mi qe e shenojne nga 2-3 gola per çdo ndeshje sepse vetem keshtu nuk do ta kemi problem arbitrimin”.

Sot ne fakt deshtoi sepse skuadra e tij nuk shenoi madje as nje gol te vetem dhe per kete arsye, i duhet te analizoje edhe gabimet e arbitrit./SHKODRA-SPORT.COM/