Vllaznia gabon ne shtepi duke barazuar 0-0 ndaj Kastriotit. Nje ndeshje e dominuar nga kuqeblute por pa rastet e duhura per shenim, edhe ngaqe krutanet u mbrojten me shume forca ne gjysmeefushen e tyre. Nje gabim ky qe do t’i kushtoje jo pak kuqebluve ne ecurine e tyre te metejshme.

Ne pjesen e pare u verejt nje loje e tensionuar pergjithesisht ne mes dy ekipeve. Ne 30 minutat e para eshte Vllaznia me agresive teksa nuk mungojne edhe rastet e shenimit por ndalen nga Hidi.

Nderkohe ne 15 minutat e fundit Kastrioti zgjohet dhe me ane te kundersulmit ka arritur te rrezikoje ne dy momente porten e Vllaznise por nuk do te kishte gol ne asnjeren porte. Pjesa e pare kesisoj eshte mbyllur ne barazim 0-0.

Ne te dyten jane vetem vendasit ne sulm por serish ata nuk jane te qarte para portes se Hidit. Mungojne gjuajtje ne porte dhe si rrjedhoje kjo i ndihmon krutanet te fitojne minuta.

VLLAZNIA- KASTRIOTI 0-0

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Jonuzi, Imeri, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Thomas Brdariç

Kastrioti: Hidi, Neziri, Shkalla, Zhivanaj, Rami, Nuriu, Mehmeti, Moraes, Prodani, Rezi, Devid. Trajner: Ramazan Ndreu.