Antonio Kasano i ftuar në emisionin e Kristian Vierit “Bobo TV”, i ka thurur elozhe skuadrës së Atalantës së Xhanpiero Gasperinit, duke thënë se po bën një futboll total, të kënaqshëm dhe kampioni i zikaltërve është Iliçiç dhe jo Papu Gomezi:

“Atalanta bën një tjetër sport, bën një futboll me të vërtetë revolucionar sidomos për italianët. Janë duke bërë diçka që nuk është parë më parë, një futboll total me lojtar të mirë dhe me një kampion si Josip Iliçiç.

Edhe vetë Ibra i ka bërë komplimentet e tij, duke e ditur që atij nuk i pëlqen të bëj komplimente. Lojtari kyç dhe kampioni i kësaj Atalante është Iliçiç dhe jo Papu Gomez.

Atalanta është kënaqësi për sytë dhe i’a arriti qëllimit t’ia hiqte dyshimet dhe Milanit.”