Është mbyllur në barazim 1-1 supersfida e javës së 16-të të Kategorisë Superiore. Një rezultat ky që kënaq më së tepërmi… Vllazninë.

Pavarësisht se të dy skuadrat i luajtën të gjitha duke kërkuar fitoren, në fund nuk arritën të siguronin më shumë se 1 pikë, duke bërë që diferenca ndaj shkodranëve kryesues të qëndrojë po 9 pikë.

Jasir Asani hapi serinë e golave në minutën e 8-të, ndërkohë që Krasniqi vendosi baraspeshën në të 37-tën.

Vlen të theksohet fakti se Partizani e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me 2 kartona të verdhë të mesfushorit Murataj në minutën e 80-të.

FT: TEUTA-PARTIZANI 1-1

Krasniqi 37′ / Asani 8′