Vllaznia nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola dje ndaj Kastriotit, në takimin e vlefshëm për Superioren. Pavarësisht përpjekjeve, asnjëri nga ekipet nuk shënoi dot.

Pas sfidës, lojtari i shkodranëve, Mevlan Adili ka bërë një postim në rrjetet sociale. Ai shkruan: “2 ngjyra, kundër të gjitha ngjyrave! Avash avash +10”. Kjo tregon që skuadra është e bashkuar për të arritur objektivat sezonal.

Ekipi i Brdrariç është 10 pikë diferencë nga vendi i dytë, teksa sytë janë edhe nga Teuta-Partizani, ku shpresohet për një barazim.

Ndeshja e ardhshme është ndaj të kuqve të Ilir Dajës, e progrmuar të luhet me datën 31 janar dhe kuqeblute padiskutim qe do te tentojne te marrin nje tjeter rezultat pozitiv./newsport/