Teuta-Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1. Një pikë që nuk I shkon për shtat asnjë prej dy ekipeve pasi Vllaznia vazhdon të ruajë kryesimin ndaj ndjekësve.

Në fund të ndeshjes për “Gol pas Goli”, foli një nga lojtarët më të mirë në fushë, Hektor Idrizaj për Partizanin. Vlonjati arriti të markonte siç duhet Dejvi Bregun duke fituar kështu duelin në fushë.

“Bregun e njoh prej shumë kohësh dhe është një lojtar I rrezikshëm e për atë duhet të kisha më shumë përqendrim sot. Duam të luajmë gjithmonë në sulm pasi edhe sulmuesit lodhen në atë fazë.

Pozicioni në renditje flet vetë, por Teuta është një skuadër solide dhe një skuadër për t’u vlerësuar”

Sfida ndaj Vllaznisë? “Është rival direkt dhe ka bërë shumë mirë deri tani. Në do të futemi në fushë për të fituar pasi jemi Partizani, por do t’Ia lëmë fushës. Nuk duhet të futemi në presion dhe nuk është finale e parakoshme pasi kampionati është ende I gjatë dhe ka shumë për të luajtur”.