Jasir Asani është shprehur se Partizani i kishte mundësitë për të fituar ndaj Teutës, teksa tha se Partizani i ka mundësitë ta mposhtë Vllazninë në fundjavë. Për “Rubrika Sportive”, Asani tha të kuqtë janë në një formë të mirë.

“Mendoj se me pak fat do e kishim fituar ndeshjen sot. Unë, Mala dhe Melo e kishim të vështirë të tregonim cilësitë. Era ndikoi negativisht. Mund të kishim shënuar edhe me Bitrin, por jemi të kënaqur edhe me barazimin. Murataj nuk kishte kontakt për kartonin e kuq, por ndoshta arbitri e pa më mirë.

Me Vllazninë nuk mund të them se është një ndeshej finale, pasi ka edhe ndeshje të tjera. Që nesër do nisim të punojmë për Vllazninë dhe i kemi mundësitë për t’i mposhtur. Jemi një ekip shumë i mirë. Në Durrës e kishim përgatitur ndeshjen për të fituar, por edhe fusha na krijoi vështirësi.

Ferhan Hasani? Është një lojtar me cilësi të mëdha, kjo vij në një klub të madh në Shqipëri dhe mendoj se me atë do rritemi më shumë dhe do arrijmë objektivat. Unë mendoj se zgjedhjet i bën trajneri dhe ai që është në formën më të mirë do të luajë.

Unë mendoj se edhe Bitri është lojtar shumë i mirë. Nëse do kishte shënuar sot do na kishte dhënë fitoren. Besoj se edhe barazimi na kënaq.

Mbrojtja? Nuk është problem të luaj edhe në mbrojtje në krahun e majtë. Besoj se klubi do afrojë edhe mbrojtës. Besoj që do na vijë një mbrojtës që të na ndihmojë.

Vllaznia ka bërë shumë mirë deri tani, por ka edhe shumë ndeshje. Mos mendojnë se e fituan titullin që tani, do ia lemë kohës. Tani jam në maksimumin tim”, tha Asani.