Teuta përballet me Partizanin në shtëpi me fillim nga ora 16.45. Trajneri i durrsakëve, Edi Martini ka në dispozicion të gjithë lojtarët, por në menje ka një dilemë.

Bëhet fjalë për Jackson, me mbrojtësin brazilian që nuk dihet nëse do jetë në këtë 90 minutësh. Ai ka pak ditë që është stërvitur me ekipin, ndaj nuk është në gjendjen e duhur fizike.

Vendimi final do merret vetëm një orë para takimit. “Djemtë e detit” renditen në vendin e tre-të me 26 pikë, po aq sa Partizani i vendit të dytë.

Se si do shkojë gjithçka sot, na mbetet të presim e të shohim. Tek kjo ndeshje ne fakt i ka syte edhe Vllaznia sepse ndeshen dy rivalet e saj me te aferta ne renditje.