Është mbyllur edhe java e 16-të në Kategorinë Superiore. Kryesuesit e Vllaznisë vazhdojnë të ketë të njëjtën diferencë pikësh me ndjekësit, pavarësisht barazimit me Kastriotin.kategoria superiore

Teuta dhe Partizani e mbyllën në “paqe” ndeshjen mes tyre dhe për këtë arsye, të dyja skuadrat ndajnë vendin dytë dhe të tretë me 27 pikë, 9 pikë më pak se shkodranët.

Ndërkohë Tirana vazhdo t’i largohet vendeve të para, teksa me humbjen e sotme ndaj Laçit mbeten në vendin e 6-të, ndërsa kurbinasit ngjiten të katërtit me 24 pikë.

Skënderbeu, Bylisi dhe Apolonia vazhdojnë të mbajnë 3 vendet e fundit të renditjes, ngjitur me njëra-tjetrën.