Me Thomas Strakoshën i cili duket jashtë planeve të trajnerit Simone Inzagi, Lacio ka hedhur sytë për një portier të ri.

Marco Silvestri of Hellas Verona Fc celebrate at the end

Sipas gazetarit italian, Nikolo Shira klubi kryeqytetas do të hidhet në sulm në merkaton verore për portierin e Veronës, Marko Silvestri.

Sipas asaj që raporton gazetari italian në profilin e tij në rrjetin social “Twitter”, shkruan se do të ketë një derbi për sa i përket shërbimit të gardianit italian 21-vjeçar.

Silvestri me skuadrën e Veronës është aktivizuar në total 19 ndeshje në Serinë A italiane.