Duket se te Tirana kanë nisur që të bëjnë edhe lëvizje, sidomos në ikje, pasi kanë afruar lojtarë cilësorë në sulm. Derik Sasraku u afrua me bujë te Tirana në merkaton e verës, ku do të zëvendësonte të larguarin, Majkëll Ngo, por aventura e tij te bardheblutë ka zgjatur vetëm pak muaj.

Sulmuesi ganez është larguar ditën e djeshme nga kampionët në fuqi, pasi ka ndërprerë kontratën me dakordësimin e të dyja palëve. Diçka e tillë u konfirmuar nga ish-trajneri i bardhebluve, Nevil Dede, në deklaratën që dha sot në “Supersport” kur tha se ganezi ka gjetur gjuhën e përbahskët dhe është lënë i lirë.

Mbtete për t’u parë, nëse Sasraku do të shkojë në Ganë, apo do të qëndrojë në vendin tonë për të luajtur me ndonjë skuadër tjetër të elitës, apo në Kategorinë e Parë, ndonëse ai refuzoi që të bëhej pjesë e Besës për të shkuar në formë huazimi.