Partizani-Vllaznia u mbyll në barazim pa gola 0-0. Një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, por në fund ekipet ndan nga një pikë që I shkon përshtat Vllaznisë. Në fund të ndeshjes për ‘Gol pas Goli”, një nga më të mirët për të kuqtë, Jasir Asani u shpreh:

“E sulmua që në minutat e para Vllazninë dhe mendoj se bëmë maksimumin sot. Mendoj se fati nuk ishte me ne sot, por do të vazhdojmë përpara. Nuk kisha asgjë me gjyqtarin, por me veten time më shumë. Kartoni I verdhë?

Ndeshjen tjetër do e ruaj distancën me gjyqtarin. Nervozizmi është I pranishëm në këto ndeshje, por mendoj se nuk ishte kartoni I kuq, por mendoj se nuk ishte as kartoni I verdhë pasi ishte faulli I parë I ndeshjes”.

Mungesë ndaj Bylisit dhe titulli? “Mendoj se çdo ndeshje ka rëndësinë e vetë dhe ne do të bëjmë maksimumin për të arritur Vllazninë që është në krye me meritë. Do të vazhdojmë që në ndeshjen e radhës për të fituar, ndërsa shpresojmë që Vllaznia të ndalet e të përfitojmë ne”./newsport/