Partizani barazoi 0-0 kundër Vllaznisë, një ndeshje që prodhoi gjithçka veç golave. Të kuqtë e Ilir Dajës guxuan më shumë, por fati dhe balta nuk ishin në anën e tyre.

Pas takimit ka folur, tekniku kryeqytetas, i cili u shpreh i kënaqur me atë që skuadra e tij dha në fushën e blertë. Në prononcimin e zakonshëm pas sfidës, 54-vjeçari deklaroi:

“Të them të drejtën kemi bërë një volum loje shumë të madh. Kemi qenë agresiv në tranzisicione. Duhet të kishim bërë më mirë kombinacionet kur terreni na e lejonte. Kemi presuar shumë në pjesën e dytë. Edhe në momentin e fundit kur po gëzonim që topi po shkonte në rrjetë, fati nuk ishte me ne. Mendoj se arbitrat e FIFA-s duhet ta menaxhojnë më mirë lojën. Partizani nuk është ekip agresiv.

Ne kërkojmë ta shtojnë dozën lojtarët. Partizani është ekip fair-play, por ka më shumë kartona. Gjithësesi do të doja ta shikoja se si të sillemi me futbollistët tanë për të ndihmuar arbitrat. Besoj se për të dy lojtarët të shkonte deri te kartoni i verdhë. Shohim situata krejt më të rënduara se sa kjo.

Rivalët direkte? Kalove nga një ndeshje spektakolare te disa barazime tonat para 7 ndeshjes. Ajo pjesë e menaxhimit nuk ndihmoi Vllazninë apo dëmtoi Partizanin. Një arbitër duhet të ndihmojë spektaklin. Ne sot me Vllazninë ne e fituam ndeshjen, sepse kur ngel topi te vija fatale në minutën e fundit.

Edhe në ndeshjen e parë në Shkodër kemi marrë një gol në minutën e 87-të. Këto janë episode që duhet ta interpretojmë. Përderisa jemi në vendin e dytë, kemi bërë më mirë se sa të gjithë rivalët direkte sepse në të kundërt do të ishim në pikë të barabarta me Vllazninë.

Solomon dhe Vllaznia? Ne nuk e kemi përgatitur javën me Solomon sepse kishim vendosur bashkërisht të largohej. Ne e kemi përgatitur javën me Çinarin. Përshëndes Solomonin, erdhi dje dhe na takoi gjithëve në hotel. E falënderoj për kontributin. I uroj suksese atje ku do të shkojë. E kemi përgatitur javën anti Vllazni me Çinarin sepse kishim rënë dakord me Solomonin se nuk do të ishte me ne në vazhdim.

Sot e kemi mbajtur Vllazninë në gjysmëfushën e vet. Ka një distancë pikësh me meritë. Janë shumë ndeshje, janë edhe dy fazat e tjera. Janë shumë pikë në lojë. Shpresojmë të bëjmë kampionatin tonë. Të marrim ndeshjet dhe të shkojmë te fitorja. Jemi forca e dytë e kampionatit. E kemi mbajtur këtë pozicion që nga fillimi.

Goditjet përballë portës? Është e drejtë, por sot kemi si sulmues Çinarin, që në pozicionin e vet natyral luan në krah. Ai zgjodhi në disa momente të shërbente për shokët. Jemi munduar të shkojmë nga krahët. Ashtu e kishim përgatitur ndeshjen për t’iu përshtatur kundërshtarit. Çinari nuk është qendërsulmues, por sulmues krahu.

Terreni? Jam dakord. Po ta shikoni ka pak mbajtje topi, Bardhi një, Mala dy, Çinari tre, Mala katër, Asani pesë apo edhe Cara gjashtë, janë lojtarë që në rolin natyral kanë sulmin, kanë pak vonesa në nisjen e aksioneve. Ne kemi kërkuar për qendërsulmues, por s’kemi gjetur.

Kemi Hasanin që do të na shërbejë si 9-tsh fallco apo 10-tsh. Kemi edhe Junior që sot punoi në rolin e sulmuesit të parë. Edhe Cardoso që nuk është në formë fizike. Do të mundohemi me këto alternativa të zëvendësojmë këtë sulmues shtatlartë që thatë ju”, përfundoi ai./newport/