Eni Imami ka folur pas barazimit 0-0 kundër Partizanit. Në një prononcim për Supersport, qendërmbrojtësi i Vllaznisë e tha hapur se të kuqtë sot do ta kishin fituar ndeshjen. Por, balta ishte në anën e tyre dhe për këtë lojtari kryeqytetas u shpreh:

“Sigurisht që barazimi na shkon për shtat. Të them të drejtën ne ishim futur për 3 pikë. Mund të them që ishim me fat. Partizani mund ta fitonte ndeshjen, por për fat të mirë terreni ishte në anën tonë. Ishte 100 përqind gol i sigurtë.

Stoli i Vllaznisë? Në merkaton e janarit është bërë një punë që janë afruar shumë lojtarë. Ne kemi futbollistë si Da Silva dhe Kalaja. Kanë kontribuar të gjithë, pa harruar dhe Krujën.

Edhe prurjet e reja besoj që na do të na bëjnë punë. Kampionati është i gjatë. Duhet të bëjmë sa më pak gabime që skuadrat të na afrohen sa më pak”, përfundoi shkurtimisht ai./newsport/