Partizani-Vllaznia ishte sfida që mbylli siparin e javës së 17-të të Kategorisë Superiore ku nuk munguan surprizat. Në përfundim të kësaj jave, shkodranët vijojnë të kryesojnë të qetë duke ruajtur diferencën në +9 nga ndjekësit.

Vendi i dytë mbahet nga Partizani i Ilir Dajës që në 17 ndeshje ka siguruar 28 pikë. Aty ngjitur të kuqve ndodhen edhe Laçi me Teutën që kanë 1 pikë më pak se kryeqytetas.

Me fitoren ndaj Skënderbeut në valle është futur edhe Kukësi i Mirel Josës, që tashmë ka 11 pikë më pak se kryesuesit e Vllaznisë.

Ndërkohë për sa i përket mbijetesës, lufta duket se do të jetë treshe mes Apolonisë, Skënderbeut dhe Bylisit. Krutanët e Ramazan Ndreut duken më të qetë pas fitores ndaj Bylisit, teksa janë shkëputur 8 pikë nga Apolonia e vendit të 8-të.