Lojtari i Partizanit, Rron Broja ishte i ftuar mbrëmë në Pressing, në ABC News. Broja foli për çështjen e titullit, duke theksuar se do tentoeht t’i bëhet sa më shumë presion Vllaznisë.

Ai pohoi se ekipi tanimë është më agresiv, e kjo mund ta ndihmojë për të arritur rezultate. Diçka u tha edhe për merkaton e janarit, e cila ka rritur padyshim cilësinë e të kuqve.

“Ne do bëjmë maksimumin, do jemi të qetë dhe do i bëjmë sa më shumë presion Vllaznisë. Në merkaton e janarit klubi ka afruar lojtarë me shumë kualitet dhe besoj se do e rrisin shumë cilësinë dhe kjo shihet edhe në stërvitje dhe në ndeshjet e ardhshme do na ndihmojnë shumë.

Kemi një grup mjaft të mirë, kemi frymë të mirë në ekip. Besoj se çdo ditë e më shumë po përmirësohemi. Jemi më agresivë tani” – tha ai./newport/