Për të fituar ndeshjet, duhet të provosh të godasësh më shumë se kundërshtari dhe sigurisht duhet të kesh saktësinë për të gjetur më shumë kuadratin. Sipas statistikave, ekipi që godet më shumë drejt portës kundërshtare në Kategorinë Superiore është Bylis.

Ballshiotët godasin 13.13 herë gjatë një 90-minutëshi, megjithatë duket se Bylis ka probleme me shënjestrën duke qenë se pavarësisht se është ekipi që godet më shumë, sërish është në vend të parafundit në klasifikim, çka do të thotë se goditjet nuk janë kthyer në pikë. Pas mallkastriotëve në këtë renditje vjen Kukësi (12.72) me Vllazninë (11.96).

Shkodranët nga ana e tyre dallohen se janë ekipi që lejon më pak goditje drejt portës (7.94) dhe në mesataren mes goditjeve në portë dhe goditjeve që pëson, janë ekipi më i balancuar. Nga ana tjetër, ekipi që pëson më shumë goditje në portë është Apolonia me 13.87, e më pas vjen Skënderbeu me 13.23. /VipSport/