Vllaznia U17 eshte rikthyer sot tek fitorja teksa ka fituar me rezultatin e thelle 4-0 ndaj Shkendise se Durresit ne ndeshjen e luajtur ne transferte, ndeshje kjo e vlefshme per javen e 13-te te kampionatit te kesaj grupmoshe.

Kuqeblute e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi nuk e kane patur te veshtire per te fituar, ndaj nje kundershtari qe vetem ne pjesen e pare u mundua te rezistonte. Ne keto 45 minuta, Vllaznia U17 ka arritur te shenoje vetem nje gol me ane te mesfushorit te saj Ersi Zaganjori.

Krejt ndryshe do te ishte pjesa e dyte sepse ne fushe do te dominonte skuadra shkodrane. Ajo do te shenonte edhe golin e dyte me ane te futbollistit Boshti ne minuten e 62-te.

Ne minutat e fundit nderkohe ne skene do te dilte sulmuesi Kodra qe do te shenonte dy gola te tjere, fillimisht ne minuten e 82-te dhe me pas ne te 88-ten, duke mbyllur krejt ndeshjen me rezultatin e thelle 4-0.

Me kete fitore, Vllaznia U17 eshte ngjitur ne kuoten e 13 pikeve megjithate pozitat e saj ne renditje vazhdojne te jene aspak te mira sepse ndodhet ne vendin e shtate te saj./SHKODRA-SPORT.COM/