Nje nga lojtaret me te ardhme tek Akademia Vllaznia eshte padyshim eshte edhe mbrojtesi Klejdi Paloka. Shtatelarti po ben paraqitje te mira me ekipin e te rinjve nderkohe qe se fundi eshte grumbulluar edhe me kombetaren U19.

Ai vleresohet per disa tipare te lojes se tij, ka deshire dhe ego per te bere mire ne çdo ndeshje qe luan dhe padyshimq e ka edhe endrra.E para qe deshiron te arrij shpejt eshte te behet pjese e ekipit te pare te Vllaznise dhe pas tij, kuptohet qe do te synoje te tjera.

Klejdi ka pranuar te flase per “Shkodra Sport” duke iu pergjigjur pyetjeve te gazetares Fabiola Caka dhe intervisten me te, mund ta ndiqni me poshte:

– Kur i keni pasur fillesat me futbollin?

Mund të them se futbolli ka qenë pasioni im më i madh që në moshë të vogel. Ndërsa fillimet e mia me futbollin kanë qenë në moshën 11 vjeçare ku u bëra pjesë e klubit të Vllaznisë.

– Si është të jesh pjesë e këtij klubi me emer si Vllaznia?

Kam nderin të kem në kraharorin tim stemën e Vllaznisë,një ekipi plot vlera ku çdo sportist do dëshironte të ishte pjesë dhe shpresoj të jap më të mirën time në ndihmë të ekipit.

– Po ashtu pjesë e Kombëtares Shqiptare U-19, si ndiheni kur vishni këtë fanellë?

Të veshësh fanellën e Kombëtares Shqiptare besoj se është ëndrra e çdo sportisti.Ndihem krenar që kam arritur të jem edhe pjesë e saj.Emocionet më të veçanta i kam përjetuar kur kam përfaqësuar vendin tim duke bërë edhe familjen time të ndihet krenare gjithashtu.

– Cilin moment do veçonit nga karriera juaj?

Grumbullimi me Kombëtaren U-19 ka qenë momenti më i bukur deri tani në karrierën time por nuk lë pas as seancat stërvitore me ekipin e parë të Vllaznisë.

– Kush është ëndrra jote më e madhe apo synimi që ke për të ardhmen?

Synimi momental është të përfaqësoj ekipin e Vllaznisë në mënyrën më të mirë të mundshme duke dhënë maksimumin tim. Për të folur për ëndrrën time më të madhe, normalisht është të prek majat e futbollit.
Intervistoi: Fabiola CAKA