Hapja e procedurës për privatizimin e Vllaznisë ka sjellë edhe interesimin e biznesmenëve që duan ta blejnë atë të cilët kanë hedhur hapin e parë, atë të tërheqjes së dokumentacionit të duhur për ankandin.

Burime pranë Bashkisë Shkodër kanë bërë të ditur për “Shkodra Sport” se deri më tani janë tre biznesmenë që kanë tërhequr dokumentacionin, megjithatë nuk bëhet i qartë identiteti i tyre.

E rëndësishme është që për blerjen e Vllaznisë ka interes, por gjithçka do ta vendosë ankandi i datës 9 mars. Fakti që tre biznesmenët kanë tërhequr dokumentacionin e ankandit, nuk do të thotë ende se ata kanë shprehur interesin për të marrë pjesë në të.

Këtë gjë duhet ta konfirmojnë zyrtarisht pranë këtij institucioni deri 5 minuta para hapjes së ankandit. Në ditët në vijim pritet që numri i të interesuarve për të marrë pjesë në ankand, mund të shtohet në ditët e ardhshme.

Kujtojmë se komisioni që do të shqyrtojë ofertat është i përbërë nga 5 vetë dhe pikërisht nga Ardit Çylybyli, Vinifreda Gazulli, Manjola Fushaxhia, Aldi Topçiu dhe Kristaq Ndini.

Kujtojme se vlera nga e cila do te filloje ankandi eshte 507 milione e 904 mije leke te vjetra dhe fitues do te shpallet ai qe do te sjelle oferten me te larte./SHKODRA-SPORT.COM/