Kurrë mos thuaj kurrë! Halli dhe mungesave e mbrojtëse mund të bëjë që Orges Shehi të kthehet te skema me tre mbrojtës. Edhe pse në alarm, durrsaku i bardhebluve ka gjetur një mënyrë sesi t’iu largohet krizës së mbrojtësve.

Në fushë dje nga minuta e parë si mbrojtës është rreshtuar Jurgen Çelhaka. Ky i fundit do të luajë së bashku me Vangjelin dhe Toshevskin të rreshtuar me tre mbrojtës.

Behiratçe për momentin nuk mbush mendjen. Ndryshime të tjera janë bërë në mesfushë me Bathën e Giamfin që do të luajnë nga minuta e parë. Nga krahët Toli e Ismajlgeci do të shtyjnë në maksimum.

Njëri djathtas e tjetri majtas. Në sulm treshja Tim Vairinen, Seferi dhe një prej Kalesë e Torasës. Një 3-4-3 të ekuilibruar dhe me brazilianin Kale që nëse nuk luan Torasa do të jetë si “play-maker”.

Stërvitja – Me skuadrën dje nuk ishin fare të rinjtë si dhe Sulej, Danso që luajtën me skuadrën U-21. Nga ana tjetër, Hoxhallari e Najdovski mungojnë për shkaqe kartonësh dhe sëmundje, duke lënë zbuluar gjithë mbrojtjen. Tiranës i duhet që të reagojë pas dy humbjeve në kampionat, sepse në të kundërt del nga çdo objektiv që ka dhe ky sezon quhet i djegur.