Feronikeli nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri, teksa në katër ndeshjet e fundit në Kupë numëron 3 humbje dhe një barazim. Sot i mundi Drenica me shifrat 3-1. Një gjendje e vështirë për skuadrën nga Drenasi dhe në të tilla raste e pëson trajneri.

Klodian Duro është në qendër të kritikave të ashpra të tifogrupit “Tigrat e Zi”, që mbështesin skuadrën nga Drenasi. Ata kërkojnë dorëheqjen e Duros dhe hedhin akuza drejt tij, teksa e cilësojnë si analist dhe jo trajner.

POSTIMI – Kërkesë për Klodian Duron. Nga ti analist i Superligës sonë, ne qysh tani kërkojmë dorëheqje sepse ne nuk ta lejojmë atë që ke bërë deri sot në klubin tonë të zemrës. Kërkojmë edhe nga presidenti jonë Z.Naser Ramaj që sonte të marrë vendimin për ty analist.

Nëse askush nuk merr masa për ty, ti nuk do te jesh i sigurt në klubin tonë sepse ti ke larguar lojtarët nga klubi pa asnjë arsye, ti ke bërë edhe një grup lojtarësh nga ana jote dhe nuk je duke i futur në lojë ata, të cilët janë të gatshëm të luajnë nga minuta e parë. /abcnews