Lufta e ethshme për titullin dhe “klasikja” e Superiores me Tiranën kanë ndezur akoma më shumë atmosferën në Shkodër. Edhe pse për fatin e keq, autoritetet shtetërore nuk kanë lejuar kthimin e tifozëve në stadiume për shkak të gjendjes alarmante nga pandemia e COVID-it, ultrasit e Vllaznisë do të jenë prezentë në “Loro Boriçi”, por në mënyrë ndryshe.

Tifozët fanatikë shkodranë kanë shpalosur një banderolë gjigande në tribunën ballore të “Loro Boriçit” për të inkurajuar skuadrën e zemrës për fitore ndaj kampionëve në fuqi të Shqipërisë si dhe të mos heqin dorë nga titulli kampion.

“Një ekip, një ëndërr. Ne besojmë, luftoni për ne!”, është slogani në banderolën që kanë përgatitur ultrasit kuqeblu për sfidën me Tiranën.

Vllaznia nuk po kalon një moment të mirë në kampionat teksa ka lëshuar ndjeshëm terren ndaj kundërshtarëve për titull, por gjithsesi ky është momenti ideal për të reflektuar.