Ismet Munishi ka reaguar me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social në “Instagram”, ku ka shkruar se të gjithë jemi shqiptar dhe duhet të ndalet termi “trajner nga Shqipëria” sepse të gjithë jemi nga Shqipëria dhe të gjithë ne kemi emër dhe mbiemër.

Ismet Munishi aktualisht ndodhet pa klub pasi u largua nga drejtimi i skuadrës së Ballkanit.

Në Superligën e Kosovës aktualisht trajnerë nga Shqipëria janë Klodian Duro me Feronikelin dhe Bledar Devolli me Drenicën dhe gjatë viteve të fundit kanë stërvitur Shpëtim Duro me klubin e Dritës, Gentian Mezani trajner i Gjilanit dhe Mirel Josa me Prishtinën.

POSTIMI I ISMET MUNISHI –

“Zgjedhja e trajnerit është individuale dhe i perket klubit ose Presidentit .Mund të jetë nga India, Maqedonia e Veriut, Zvicra apo Shqipëria etj. Ai trajner ka emër dhe mbiemër karrierë, personalitet etj. Personalisht po më pengon termi ‘trajnerët nga Shqipëria’, duhet të jetë termi ‘filan trajneri’.

Për sulmet që po marrin kolegët e mi nga një pjesë e Shqipërisë duhet të reagojë edhe shoqata e trajnerëve. Termi ‘trajnerët nga Shqiperia’ vjen nga disa individ të cilët prej ambicies personale dëmtojnë shumçka. Trajner nga Shqipëria jemi të gjithë nëse nuk e keni dit, sepse të gjithë jemi Shqiptar dhe askush nuk na ndalon të punojmë më shumë e të bëhemi trajner të mirë nga Shqipëria. Stop termit trajner nga Shqipëria. Trajneri ka emër.”