Apolonia ka ndalur Partizanin me nje barazim 1-1 ne “Loni Papuçiu” dhe nje rezultat i tille padyshim qe i shkon per shtat Vllaznise sepse eshte ndalur nje nga rivalet e saj.

Si rrjedhoje ne Shkoder kane gezuar per kete barazim. Megjithate tashme çdo gje eshte ne doren e kuqebluve per t’iu shkeputur edhe me shume ketij kundershtari nese arrin te fitoje ndaj Teutes.

Duhet thene se Apolonia ka qene me prane fitores dhe te kuqte kane arritur te barazojne vetem ne 15 minutat e fundit. Ka qene shkodrani Hakaj i Partizanit ai qe ka zhbllokuar rezultatin ne pjesen e pare dhe pavaresisht rasteve te krijuara, Apolonia ka arritur ta ruaje avantazhin deri ne minuten e 76-te.

Ne kete minute ka qene i sapofuturi ne loje Kardozo qe ka barazuar por vetem kaq sepse skuadra e trajnerit Ilir Daja nuk ka arritur te shenoje me teper dhe si rrjedhoje gjithçka eshte mbyllur ne barazim 1-1.

APOLONIA – PARTIZANI 1-1

Hakaj 24′ (autogol)/ Kardozo 76′