Ne barazim 1-1 eshte mbyllur ‘derbi’ i 17 vjeçareve te Vllaznise dhe Shkodres. E luajtur ne fushen sportive ‘Reshit Rusi” ajo eshte shoqeruar me shume rivalitet.

Ne pjesen e pare, pavaresisht nje dominimi te lehte te kuqebluve, ajo eshte mbyllur ne barazim 0-0. Ne te dyten do te kishte me shume raste dhe po ashtu edhe gola.

Fillimisht do te ishte KF Shkodra qe do te shenonte me ane te Bishes qe godet sakte me koke brenda zones dhe mposht portierin Juka.

Megjithate reagimi i Vllaznia U17 ka qene i menjehershem dhe tre minuta me pas me ane te nje goditje denimi ka barazuar. Ka qene kapiteni Maliqi qe ka gjuajtur sakte me te majten dhe topi ka goditur fillimisht shtyllen e djathte pingule dhe me pas ka perfunduar ne rrjete.

Ne minutat e mbetura, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve nuk do te kishte gola te tjere dhe i gjithe takimi do te mbyllej ne barazim 1-1.

Pas javes se 15-te te dy ekipet mbajne te njejtat pozita ne renditje. KF Shkodra mban vendin e gjashte me 21 pike ndersa Vllaznia eshte nje vend me poshte me 17 pike./SHKODRA-SPORT.COM/