Pas humbjes 1-0 ndaj Teutës në stadiumin “Niko Dovana”, trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç është shfaqur përpara mikrofonave të “SuperSport” duke analizuar këtë disfatë dhe formën e dobët që po përjeton skuadra shkodrane:

“Sot e humbëm ndeshjen 1-0, bëmë vetëm një gabim dhe u ndëshkuam nga një pasim i gabuar. Pjesa e parë ishte një ndeshje e barabartë, në pjesën e dytë kishim më shumë kontroll. Ky është momenti më i pa fat për të gjetur portën. Pas ndeshjes, ju mund ta analizoni si të dëshironi sfidën. Ne ndryshuam gjithçka pjesën e dytë, dhe ne nuk kemi fat sepse goditëm dhe traversën.

Duhet ta pranojmë dhe të punojmë, dhe lojtarëve t’i rikthejmë besimin. Sjelljen teatrore të kundërshtarëve nuk e kam parë kaq sa sot dhe për mua nuk ishte e ndershme. Ne kemi jashtë Markun, Isaevskin të cilët nuk ishin me ne sot, ne jemi i japim besimin lojtarëve.

Vetëm fati na mungoi, por jam shumë i mërzitur për ndeshjen. 45 minutat e dyta ne kemi luajtur në sulm, Teuta vetëm mbronte dhe u përpoq shumë për të mbrojtur rezultatin.

Duhet ti japim besim lojtarëve për ndeshjen pasardhëse. Në këtë periudhë të kampionatit ne kemi shumë çështje për të zgjidhur. Ne nuk kemi mundësi t’i godasim ato raste, ne i analizojmë çdo ndeshje por pastaj i takon lojtarëve ta bëjnë në fushën e lojës dhe duhet ti pranojnë kritikat, por pas ndeshjes ne duhet ti tregojmë një fytyrë tjetër.

Nëse bëjmë një gabim kubndërsshtari na godet direkt, duhet t’i tregojmë se lojtarët tanë duhet të godasin në portë.”