Shpetim Duro u pyet edhe për idenë e tij rreth Vllaznisë kampione, gjë të cilën e pat kundërshtuar miku i tij te Kukësi, Mirel Josa. Sipas Duros, shkodranët sërish janë pretendenti kryesor, por duke parë që tani kampionati është më i hapur, ai pohon se të katra skuadrat e kreut janë në garë për fitimin e titullit.

Pak jave me pare, Duro pat deklaruar se Vllaznia eshte 99 per qind kampione, por kjo deklarate beri jo pak pershtypje. I pyetur ne lidhje me kete deklarate te tij, ai eshte shprehur:

“Në momentin që kam dhënë deklaratën për Vllazninë, jam i bindur se e kam thënë me mjaft përgjegjshmëri. Me atë diferencë që ka pasur Vllaznia asokohe ishte pranë titullit kampion. Përsëri e them, gjersa ajo është akoma në vendin e parë, mbetet pretendentja kryesore. Por, tani kampionati është i hapur duke pasur parasysh ndeshjet e fundit, ku shumë kundërshtarë i janë afruar skuadrës së Vllaznisë”= thote ai.

I pyetur nderkohe ne lidhje me garen per titullin kampion, trajneri aktual i Laçit shprehet: “Kampionati tashmë ka hyrë në një fazë interesante dhe të katër skuadrat e para, Vllaznia, Partizani, Laçi dhe Teuta janë në luftë për titullin kampion”.