Analiza e zhvilluar pas humbjes me Tiranen ka nxjerre shkaqet dhe pergjegjesite qe çuan ne ate disfate dhe njekohesisht jane marre edhe masat per te bere kthesen ne ndeshjen e rradhes, ate qe skuadra do te luaje pasditen e sotme ne Durres ndaj Teutes vendase.

Optimizmi per nje rezultat pozitiv eshte i madh tek Vllaznia dhe kjo gje shprehet edhe ne fjalet e sponsorit Alban Xhaferi. Dy ore para ndeshjes ai ka pranuar te flase shkurtimisht per gazeten “Shkodra Sport” teksa ka thene:

“Mbas nje analize qe eshte bere me stafin teknik mbas ndeshjes se fundit me Tiranen ne te cilen arritem nje rezultat zhgenjyes, ekipi eshte mobilizuar per kete ndeshje per te arritur nje rezultat pozitiv. Trajneri dhe lojtaret jane shume te motivuar per tu rikthyer ne ato ndeshjet e bukura qe kemi bere para disa kohesh.

Njekohesisht kjo ndeshje eshte nje pike e mire kthese ne menyre qe t’i japin ekipit ate karikimin e duhur qe te vazhdojme rrugetimin qe kemi nisur. Jam besimplote qe skuadra do beje nje ndeshje te mire. Ambienti ne Durres mendoj qe do jete mikprites per ne.

Keshtu qe jam optimist se skuadra sot do hyje ne fushe per nje rezultat pozitiv dhe do rikthehemi serish ne rezultatet e meparshme, njekohesisht duke ruajtur dhe pozicionin qe kemi ne renditje”.
Andi GJURGJEJ