Do të startojë në orën 16:00, supersfida mes Teutës dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore. Shkodranët e Brdariç, kanë shansin e artë për t’u shkëputur pas barazimit të Partizanit ndaj Apolonisë.

Në rast të një triumfi në sfidën e sotme ndaj durrsakëve, kuqeblutë do ta thellonin diferencën e pikëve nga kryeqytetasit e Ilir Dajës në +5 pikë. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë teksa nuk mungojnë surprizat.

TEUTA- VLLAZNIA

Teuta: Frasheri, Arapi, Kouro, Todorovski, Avdyli, Aleksi, R.Hoxha, Bregu, E. Vila, L. Vila, Krasniqi. Tr: E. Martini

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Shehi, Adili, Imami, Krymi, Jonuzi, Victor Da Silva, Kaleviz, Imeri, Dilaver. Th. Brdaric.

Arbiter: E. Jorgji