Laçi ka arritur të triumfojë ndaj Kukësit me rezultatin 1-2 në stadiumin “Elbasan Arena”. Elbasan Arena. Kurbinasit arrijnë të ruajnë serinë e rezultateve pozitive teksa në 7 ndeshje kanë korrur 6 fitore dhe 1 barazim.
Shifrat u hapën me Mustën në minutn e 4’ më pas baraspesha u rikthye me anë të Ezesë me një supergol në minutën e 58’ dhe goli i fitores për Laçin erdhi nga 11-metërshi me polemika ku i saktë u tregua Lushkja.
Me këtë triumf Laçi renditet në vendin e 3 në kuotën e 40 pikëve po aq sa Partizani i vendit të dytë, ndërsa Kukësi klasifikohet në vendin e 6 në kuotën e 30 pikëve.
Por nderkohe goli i dytë i kurbinasve u realizua me një penallti të kontestuar nga verilindorët, te cila u shndërruar në gol nga Lushkja.
FT: KUKËSI-LAÇI 1-2
Eze 58′ / Musta 4′ , Lushkja 74′ (p)
“Laçi kalon ne avantazh me një penallti inekzistente, te cilen vetem Klajdi Kola e pa”, shkruhet në faqen zyrtare të Kukësit, gjatë raportimit të ndeshjes.