Ekipi matjan i futbollit do të përballet nesër në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit me ekipin e Besëlidhjes së Lezhës.

Matjanët vijnë në këtë ndeshje pas dy fitoreve radhazi, por që për trajnerin Samuel Nikaj nuk kanë asnjë ndikim emocional në skuadër.

Nikaj thotë se çdo ndeshje ka vlerësimin maksimal, duke mos u ndikuar aspak nga çfardo rezultati në ndeshjen paraardhëse. Për numrin një të pankinës matjane çdo ndeshje është si finale ndaj dhe ashtu do të jetë përballja me Besëlidhjen.

Në formacion nuk do të ketë asnjë mungesë, megjithëse Nikaj shprehet se çdo ndeshje aktivizon lojtar nga stoli. Burreli do të kërkojë tri pikë në këtë sfidë për të vijuar si kryesues i grupit A Samuel Nikaj.

Pas përballjes me Besëlidhjen, ekipi i Burrelit do të jetë një javë pushim për shkak kalendari.