Me fillimin e ores 16:00, vemendja do te spostohet teresisht ne “Niko Dovana” te Durresit. Sot Vllaznia zbret ne fushen e lojes per tu ndeshur ndaj Teutes, ne nje perballje ku skuadra shkodrane kerkon kthimit tek rezultatet pozitive dhe ne te cilen synon te lere pas paraqitjet zhgenjyese qe ka bere ne ndeshjet e fundit.

Nga opinioni sportiv pritet te jete nje perballje e forte mes dy ekipeve qe deri tani me kane udhehequr kampionatin.

Vllaznia ka dominuar Teuten persa i perket ketij sezoni ku ne dy ndeshje te zhvilluara ndaj tyre ka arritur te marre nje fitore ne Shkoder dhe nje barazim ne Durres.

Natyrisht qe edhe sot do kene synim primar t’i mposhtin serish dhe te thyeje tabune, pasi ka plot 7 vite qe skuadra shkodrane nuk del triumfuese ne transferten durrsake.

Per me gjate presim e te shohim se çfare do te ndodhe…
Andi GJURGJEJ