Kastrioti ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa ka mposhtur minimalisht Skënderbeun në Korçë. Pjesa e paër ishte e barabartë për të dyja skuadrat, të cilat tentuan disa herë të shënonin, por pa ia dalë të bëjnë raste konkrete.

Pjesa e dytë ishte më ndryshe, teka krutanët ia dolën të shënonin golin e avantazhit dhe të vetmin e ndeshjes, në minutën e 51’, ku De Silva shfrytëzon në maksimum një krosim të Nezirit nga e djathta, pë rtë dërguar topin në rrjetë me kokë.

Pas kësaj, korçarët u munduan të reagonin, por pa ia dalë dot, pasi skuadra e Ndreut ishte e vendosur mirë në prapavijë. Kastrioti shkon kështu në kuotën e 28 pikëve dhe thuajse e ka siguruar mbijetesën, ndonëse ka edhe shumë ndeshje në vijim.

Ndërsa Skënderbeu fundoset në fund me 13 pikë, 2 më pak se Apolonia e vendit të parafundit dhe 5 pikë më pak se Bylisi i vendit të tetë.

FT| Skënderbeu-Kastrioti 0-1

De Silva 51′