Vllaznia deshton edhe ne Durres. Ajo eshte mundur 0-1 nga Teuta dhe tashme e sheh veten vetem 1 pike larg durrsakeve dhe Laçit qe ndajne vendin e dyte dhe te trete, nderkohe qe Partizani ka zbritur ne te katertin me vetem 2 pike largesi.

Shkodranet kane bere nje ndeshje pergjithesisht te dobet megjithate kane qene shume prane barazimit kur Ardit Hoxhaj ne minuten e 88-te me ane te nje goditje denimi ka goditur traversen e portes se Teutes. Me pas, eshte Cisse qe ne minuten e 89-te me koke eshte serish shume prane golit.

Vllaznia ka hyre ne fushe me disa ndryshime ne krahasim me ndeshjet e kaluara, por megjithate vetem zevendesimet e kryera i dhane pak gjalleri.

Rezultati eshte zhbllokuar ne minuten e 25-te. Pas nje goditje kendi, topi shkon ne hyrje te zones, aty ku Bregu ka gjuajtur ne menyre te shkelqyer duke e derguar topin ne rrjete. Pritej reagimi i Vllaznise por nuk ndodh keshtu. Kuqeblute kane zhvilluar nje pjese te pare shume te dobet dhe per rrjedhoje ka shkuar ne dhomat e zhveshjes ne disavantazh.

E dyta nis me mire per shkodranet te cilet e kontrollojne me shume topin, por mungojne gjuajtjet ne porte. Pas minutes se 70-te trajneri Brdaric fut ne loje tre lojtare njekohesisht, Ardit Hoxhajn, Krujen e Kalajen, me shprese per te ndryshuar diçka ne repartin ofensiv, por serish mungojne rastet.

TEUTA- VLLAZNIA 1-0

TEUTA: Frashëri, Hoxha, Arapi, Kuros, Todorovski, Aleksi, Avdyli, E.Vila, Bregu, L.Vila, Krasniq. Trajner: E.Martini

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Imami, Jonuzi, Kaleziç, Imeri, Krymi, Da Silva, Dilaver. Trajner: Th. Brdariç