Vllaznia U19 merr nje tjeter fitore ne kampionat dhe vazhdon te ruaje vendin e pare ne renditje edhe pas javes se 15-te te tij. Mesditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e thelle 5-1 ne “derbin” ndaj KF Shkodra.

Ndeshja eshte luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe eshte dominuar ne te gjitha drejtimet nga skuadra kuqeblu. Ata kane kaluar ne avantazh qe ne minuten e 7-te me ane te sulmuesit Nikaj dhe po futbollist do te shenonte edhe golin e dyte ne minuten e 19-te.

Me pas Nikaj do te behej protagonist i disa rasteve te humbura, para se te jepte nje asist per Filipin ne rastin e golit te trete qe u shenua nga sulmuesi tjeter Filipi. Pjesa e pare do te mbyllej 3-0 per Vllaznia U19.

Ajo do te shenonte edhe golin e katert me ane te mbrojtesit Paloka pas nje goditje te sakte me koke brenda zones, por nje minute me vone Hasmegaj do te shenonte te vetmin gol per KF Shkodra U19.

Takimi do te mbyllej me golin e Smajlit ne minuten e 74-te dhe kesisoj rezultati perfundimtar i tij do te ishte 5-1 per Vllaznia U19 qe me kete trepikesh ngjitet ne kuoten e 37 pikeve, ndersa Shkodra mbetet ne kuoten e 21 pikeve dhe mban vendin e shtate ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/