Nje gol i mbrojtesit shtatelarte Pusi ne minuten e 73-te i ka mjaftuar ekipit Vllaznia U19 per te fituar nje ndeshje te veshtire, ate qe ka zhvilluar mesditen e sotme ne Laç ndaj skuadres vendase.

Loja eshte shoqeruar me rivalitet dhe ndonese kuqeblute kane patur disa raste shenimi, nuk ia kane dale te shenojne deri ne pjesen e dyte.

Pas golit te Pusit, duhet thene se Vllaznia prej minutes se 77-te ka mbetur me 10 futbolliste ne fushen e lojes ngaqe Bizi ka marre kartonin e dyte te verdhe dhe si rrjedhoje me pas edhe te kuqin.

Pavaresisht ketij fakti, ekipi shkodran ia ka dale te ruaje avantazhin deri ne fund duke fituar me rezultatin e ngushte 1-0 ndaj kesaj skuadre qe mbante vendin e trete ne renditje.

Vllaznia U19 pas javes se 16-te te kampionatit, mban vendin e pare ne renditje me 40 pike duke qene e shkeputur 5 pike nga Shenkolli i vendit te dyte qe ne fakt ka nje ndeshje me pak te luajtur./SHKODRA-SPROT.COM/