Teuta dështoi të merrte 3 pikë, teksa barazoi 0-0 ndaj Kastriotit. Menjëherë pas ndeshjes për mikrofonat e Supersport ka folur trajneri i durrsakëve, Edi Martini. Ai i tërheq veshin lojtarëve, me ritmin që nuk ishte i duhuri.

“Në pjesën e parë bëmë një ndeshjen të dobët. Nuk ishim agresiv. Kishin të bënin shumë edhe mungesat. Bëmë shumë gabime dhe ishim shumë të nervozuar. Ishte një ndeshje që nuk kishte ritmin e të tjerave.

Të dy krahët nga mbrojtja nuk shtyn fare përpara. Na mungoi Todorovski. Daljet nga krahët i bënim mirë, por sot nuk bëmë gjë. Në ndeshjet dirkete me ekipe të mëdha jemi pothuajse aty-aty. Tek e fundit edhe këto janë 3 pikë, pra duhej fituar.

Varësia nga Bregu- Ne duhet të luajmë si ekip, pasi Bregu nuk mund të zgjidhë të gjtiha ndeshjet. Nuk kishim rrjedhshmëri loje, ndaj barazuam. Luajmë sezonin këto ditë, pasi janë ndeshje të rëndëishme edhe në Kupë. Janë shumë pikë në lojë, e duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Kishim një lloj nënvlerësimi. Kukësi dhe Partizani janë beteja të vështira.

Unë në momentin që e shikoj se ekipi nuk më ndjek, i bie që nuk jam unë shkaktari. Kemi marrë pikë si grup. Nuk mendoj që ka një trajner që thotë: Nuk më ndjek skuadra. Kemi patur 3 herë mundësi të kapim vendin e parë, e nuk e kemi arritur. Ngarkesa psikologjike është e madhe. Ne kemi lojtarë me përvojë” – Tha ai.