Skënderbeu ka hedhur një hap të madh në Kupën e Shqipërisë. Juglindorët siguruan sot biletën për në gjysmëfinale të këtij kompeticioni pasi fituan me shifrat 1-3 kundër Dinamos.

Protagonist në këtë takim ishte edhe sulmuesi Belajdi Pusi, i cili ka folur rreth skuadrës së tij në emisionin “Sport Magazine“ në “Ora News“ të moderuar nga Drilon Xhepollari.

Shkodrani shprehet se kjo fitore ka një vlerë mjaft të madhe në aspektin moral të ekipit, ndërsa thekson se primare për ta ësthë mbijetesa dhe jo Kupa e Shqipërisë.

“E kishim përgatitur ndeshjen shumë mirë, sepse na duhej të fitonim dhe të rrisnim edhe moralin e ekipit. Nuk jemi në kushte shumë të mira dhe nuk kemi pasur rezultate shumë të mira këto kohët e fundit, prandaj na duhej të rrisnim moralin. Primare është mbijetesa. Por ne do luftojmë çdo ndeshje.

Edhe Kupa është një plus i madh për ne. Të shkosh në katërshe me ekipin tonë është diçka shumë e mirë. Kemi elementë për të kaluar më tej, por do i marrim ndeshjet me radhë. Nuk duhet të futemi në presion. Kemi ekip me çuna të rinj dhe besoj se mund t’ja dalim”, ka thënë Belaidi Pusi./Sport Ekspres/