Tek Vllaznia nuk po kalojne nje moment te mire, por lojtaret e saj pavaresisht ndonje kritike, vazhdojne te jene te adhuruarit e te gjitheve. Sidomos e brezit te ri te futbollisteve.

Dhe shembulli me i mire ka qene ai qe ka dhene sot mbrojtesi Mevlan Adili. Numri 4 i kuqebluve ka qene i ftuar nga drejtuesi i shoqates sportive “Bashkimi” Ervin Alushi per te takuar futbollistet e vegjel dhe per te folur me ta rreth eksperiences se tij si futbollist dhe natyrisht edhe per t’u dhene keshillat e duhura.

Dhe Adili e ka bere me kenaqesi kete gje. Ne rolin e “mesuesit” ai ka folur per disa minuta me ta dhe i ka mesuar ato se çfare duhet te bejne per te ndjekur endrren e tyre te madhe, futbollin.

Mbrojtesi i Vllaznise e ka bere me shume deshire kete gje dhe padyshim qe meriton respekt dhe vleresim sepse ka krijuar shume afrimitet me te gjithe shkodranet duke ofruar e dhuruar shume dashuri per te gjithe.

Jo me kot eshte i parapelqyeri i te gjitheve dhe keshtu ka ndodhur edhe pasditen e sotme kur futbollistet e vegjel te ekipit “Bashkimi” jane pare te jene te lumtur duke qene perkrah tij per disa minuta./SHKODRA-SPORT.COM/